EURO 2024 | Anglia e nis me këmbën e mbarë, por sa drithërima në fund! Vendos goli i Bellingham (VIDEO)

16 Qershor 2024
23:09
Telesport
back button

Nisja e mbare, gjysma e punes! Anglia ka fituar ndaj Serbisë me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin C në EURO 2024. Fillimi i ndeshjes u takoi anglezëve, që pothuajse për pesë minuta mbajtën topin me pasime të sakta, por pa rast konkret.

Por nuk vonoi shumë dhe Bellingham arriti t’i japë epërsinë Anglisë, kur shënoi me kokë në minutën e 13-të për 1-0 pas harkimit të Bukayo Saka.

GOLI I BELLINGHAM – VIDEO

Rezultati ka mundur të jetë 2-0, sikurse Kyle Wallker që vrapoi 50 metra me topin, të shënonte i vetëm me portierin. Anglia kishte edhe gjysmë raste të tjera, por pasimi final mungonte.

Ne pjesen e dyte, Serbia që ishte në ndjekje të rezultatit, provonte më shumë, duke krijuar disa gjysmëraste. Por sërish rastin më të mirë në pjesën e dytë e kishte Anglia, kur në minutën e 77-të, Harry Kane nga afër me një goditje me kokë, qëlloi vetëm transversen.

TRAVERSA E KANE – VIDEO

Në anën tjetër, Serbia ka mundur të barazojë në minutën e 82-të, kur Dusan Vlahovic gjuajti drejt portës, por Jordan Pickford ishte i pergatitur. Anglia merr kryesimin e grupit me këtë fitore me tri pikë, ndërsa Sllovenia dhe Danimarka kanë nga një pikë. Serbia është e fundit pa pikë.

PRITJA E PICKFORD – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit