Moment ëndrre për Dani Carvajal. Pasi ishte vendimtar në finalen e Champions League të fituar me fanellën e Real Madridit, mbrojtësi i djathtë gjeti edhe gëzimin e shënimit për kombëtaren, në fitoren 3-0 të Spanjës ndaj Kroacisë në ndeshjen debutuese të skuadrës iberike në Euro 2024.
“Nuk doja ta dhuroja fanellën, por…”… Carvajal tregoi një histori pas ndeshjes: “Do të kisha dashur ta mbaja fanellën, sepse ishte goli im i parë me kombëtaren. – shpjegoi lojtari i Madridit – por Modric më kërkoi ta ndërroj fanellën, kështu që padyshim që ia dhashë atij.”