Arda Turan shmang kontaktin sy më sy me gazetaren ukrainase, rrjeti bën humor me të: “Ka frikë nga gruaja…”

28 Korrik 2025
10:37
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Shakhtar Donetsk, Arda Turan, është bërë sërish subjekt diskutimesh në rrjetet sociale, mbas një interviste të dhënë pas fitores 4-2 kundër Beşiktaşit në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të “Europa League”.

Arda Turan, intimidat de sex-simbolul Ucrainei » A fost ironizat imediat: „Îi este frică! Ochii lui sunt ațintiți asupra soției”

Edhe kësaj here, në intervistën pas ndeshjes, dhënë për gazetaren ukrainase Daria Bondar Savina, Turan shmangu vazhdimisht kontaktin me sy, një sjellje që nuk kaloi pa u vënë re nga mediat dhe publiku ndërkombëtar.

Arda Turan's attempt to avoid eye contact with the Ukrainian journalist

Në fakt nuk është hera e parë që kjo ndodh. Edhe një javë më parë, gjatë intervistës së dhënë për kanalin zyrtar të klubit, pas përballjes në 1/16 të “Europa League”, sjellja e Turan ndaj gazetares 24-vjeçare Savina ishte në qendër të vëmendjes. Mungesa e kontaktit vizual u interpretua gjerësisht si një gjest që kishte më shumë sesa profesionalizëm pas vetes.

VIDEO) Atraktivna novinarka očarala Ardu Turana, Turčin je nije mogao pogledati u oči

Mediat ndërkombëtare dhe përdoruesit e rrjeteve sociale nuk e lanë pa komentuar këtë situatë, me shumë prej tyre që e lidhën me gruan e Arda Turan, xhelozinë e Aslıhan Doğan Turan. Me tone humoristike, komentet ironike u shtuan në rrjet: “Sytë i ka te gruaja, zemrën te disiplina”; “Ka frikë nga Aslıhan, s’guxon të shikojë askënd tjetër në sy”; “Shikimi poshtë, martesa lart”.

Arda Turan'ın Ukraynalı muhabir Daria Bondar Savina röportajı viral oldu - Son Dakika Magazin Haberleri

Në të dyja rastet, kamera e ka kapur qartë momentin kur Turan flet i përqendruar, por shikon gjithmonë drejt tokës ose anash, duke shmangur çdo kontakt të drejtpërdrejtë me gazetaren, pavarësisht se intervistat kanë qenë të qeta dhe profesionale.

 

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti

Kjo sjellje ka ngjallur diskutime të shumta, që nga etika profesionale te presioni publik dhe ndikimi që jeta personale mund të ketë në performancën publike të një trajneri apo figure publike. Vetë Turan nuk ka komentuar zyrtarisht për këtë situatë, por fakti që po përsëritet, e ka kthyer momentin në një fenomen “viral” me shumë ironi dhe ngacmime në internet.

Arda Turan'dan Daria Bondar Savina'ya dikkat çeken tavır - Spor - Ege'ye Dair

Për Arda Turan, legjendë e futbollit turk dhe tani në një rol delikat në një vend si Ukraina, duket se edhe një vështrim i shmangur është i mjaftueshëm për të bërë lajm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit