Me ardhjen e Viktor Gyokeres, tek Arsenal nuk ka më vend për Gabriel Jesus. Braziliani, i cili aktualisht është i dëmtuar, por mendon për largimin nga londinezët.
“CaughtOffside” raporton se një nga klubet që interesohet për të siguruar shërbimet e Gabriel Jesus është edhe Barcelona. Stili i tij i lojës iu përshtatet shumë mirë katalanasve, të cilët e shohin ardhjen e Gabriel Jesus si një mundësi e mirë për të kompletuar repartin e sulmit për sezonin e ri.
Para se të tentojë transferimin e Gabriel Jesus, Barcelona duhet të bëjë disa shitje të rëndësishme për të qenë “ok” me rregullat financiare të La Ligës. Po ashtu është e nevojshme të bëjë shitje, për të siguruar hapësirën e nevojshme në klub për pagën e yllit brazilian. Tek Arsenal janë të hapur për shitjen direkt për Gabriel Jesus, ndërsa Barcelonës i intereson më shumë huazimi i tij.
Përveç Barcelonës, për Gabriel Jesus ka interes edhe nga ekipe të tjera të njohura si Milan, Neëcastle, apo dhe Tottenham.







