Anglia e nisi mbarë aventurën e saj në Euro 2024 me një fitore 1-0 ndaj Serbisë. Ai që vendosi ishte mesfushori Jude Bellingham, që realizoi golin e fitores në pjesën e parë, pas një goditje me kokë në zonë.
Për pasojë, ylli i Real Madrid u votua edhe si MVP i ndeshjes. “Ishte një ndeshje e mirë. Serbia është një ekip i mirë dhe i fortë. Ishte e rëndësishme të përgatiteshim mirë dhe kështu ndodhi”, tha Bellingham për BBC.
“Stafi ynë e përgatiti mirë ndeshjen dhe ne i njihnim lojtarët rivalë dhe rolet tona në fushë. Tani le të ruajmë standardet tona dhe të përballemi me kundërshtarin e radhës, pasi kemi nevojë për një tjetër fitore”, tha Bellingham.
“Jemi një ekip pretendent dhe e dimë se cila është forca jonë. E rëndësishme ishte fitorja në këtë ndeshje të parë dhe ia dolëm mbanë. Tani është koha për të vijuar me këtë ritëm dhe të shkojmë deri në fund”, tha mesfushori anglez.