“Allegri-Milan, një sfidë magjepsëse. Juventusi ka nevojë për fakte, jo justifikime boshe”

30 Korrik 2025
14:06
Alfred Lleshi
back button

Claudio Gentile, legjendë dhe kampion bote me Italinë, ka folur për disa prej temave më të nxehta të momentit në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”:

Allegri te Milani: “Pas kaq shumë vitesh te Juventusi, është e kuptueshme që kërkon të ndryshojë ambient. Allegri e fitoi titullin e parë me Milanin dhe të rikthehet e të fitojë me kuqezinjtë do jetë sfidë e mrekullueshme për të”.

Juve dhe “sëmundja” e viteve të fundit: “Në kohën tonë na mësonin vetëm një gjë: fitorja ishte qëllimi i vetëm, ndaj nuk kishte nevojë për shumë fjalë. Te Juventusi duhen më pak justifikime dhe më shumë fakte”.

Vlahovic te Milani: “Nëse një lojtar nuk do të qëndrojë, unë jam gjithmonë pro shitjes së tij. Çdokush duhet të shkojë ku ndjehet më mirë. Nga jashtë nuk e kuptoj çfarë ndodhi realisht me Vlahovic këto vite”.

Chiellini rikthehet te Juventusi në rol drejtues: “E kam pasur nën urdhrat e mi tek U-21. Është një djalë i zgjuar dhe me shumë vlera. Ka fituar shumë si lojtar dhe jam i bindur që mund ta bëjë diferencën edhe në këtë rol të ri te Juventusi. Barazimi i legjendës Boniperti? Është e vështirë për këdo, por ia uroj me gjithë zemër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit