Tre vjet pas problemeve shëndetësore në fushë, në ndeshjen midis Danimarkës dhe Finlandës në Euro 2020, mesfushori Christian Eriksen rikthehet protagonist në këtë kompeticion. Ai shënoi golin e parë të kombëtares së tij në Euro 2024, ku Danimarka barazoi 1-1 ndaj Sllovenisë.
“Kësaj radhe historia ime në Kampionatin Europian është shumë e ndryshme nga ajo e 3 viteve më parë”, u shpreh Eriksen për mediat. “Për fat të mirë kanë kaluar shumë ndeshje që kur ndodhi ajo gjë në fushë”, kujton danezi që luan me Manchester United.
“Këtë herë u ndjeva i sigurt dhe thjesht isha i lumtur që luaja, që isha në fushë. Të bësh këtë dhe të shënosh në Kampionatin Europian është gjithmonë e veçantë. Jam shumë i kënaqur me golin. Nuk kisha në mendje asgjë tjetër përveç futbollit. Isha i lumtur që ndihmova ekipin”, tha Eriksen.