Ruiz, “tunel” Brozovicit dhe gol: Pasi topi shkoi në rrjetë m’u kujtuan fjalët e trajnerit

18 Qershor 2024
8:13
Alfred Lleshi
back button

Kombëtarja e De La Fuente fitoi 3-0 ndaj Kroacisë në xhiron e parë të Grupit B të “Euro 2024”. Kundërshtari i radhës, Italia, sigurisht që ka më shumë cilësi në të gjitha repartet. Në mesfushën iberike ndodhet edhe një i njohur i vjetër i futbollit italian si Fabian Ruiz, i cili shënoi të shtunën e kaluar.

Ish-mesfushori i Napolit ka folur në mikrofonat e kanalit zyrtar të federatës, duke u nisur nga një koment për Morata: “Ai është kapiteni ynë, është këtu për një kohë të gjatë dhe nuk ka kaluar momente shumë të mira.

Ishte një ndeshje ëndrrash kundër Kroacisë. Goli? Sapo mora topin, Modric erdhi tek unë dhe u përpoqa ta kaloja atë. Pastaj i bëra “tunelin” Brozovic dhe për fat të mirë, topi kaloi përmes këmbëve të tij.

Ne stërvitemi pothuajse çdo ditë për të goditur në portë nga jashtë zonës. Përpara ndeshjes, trajneri më tha që kur të mbërrija në atë zonë të përfitoja nga cilësitë e mia dhe të godisja, qoftë edhe me këmbën e majtë, që nuk është këmba ime. Pas golit m’u kujtuan ato fjalë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit