Adam, futbollisti me trupin e “deformuar” u bë “meme” e Europianit. Sulmuesi hungarez iu përgjigjet “urrejtësve socialë”

19 Qershor 2024
2:00
Alfred Lleshi
back button

Strukturë fizike imponuese, pamje djallëzore në dukje dhe një jetë në kombëtare, pavarësisht se Europianin e fundit e ka jetuar në divan, me ndonjë birrë në duar.

E kemi fjalën për Martin Adam, qendërsulmuesi i Hungarisë së Marco Rossi, shpesh i shënjestruar në rrjetet sociale për një formë fizike që nuk është dukur gjithmonë në nivelin e detyrës. “Është çështje gjenetike”, – tha Adam, i cili iu përgjigj edhe fyerjeve të ndryshme të marra në internet.

Hungary striker mocked for chubby appearance at Euro 2024 - VnExpress International

Në mediat sociale u bënë “virale” fotot e sulmuesit të lindur në vitin 1994, në aksion kundër Zvicrës, në ndeshjen debutuese të “Euro 2024”, të cilën Hungaria e humbi me rezultatin 3-1. “Viktimë” trupit të shëndoshë, Adam iu përgjigj me një buzëqeshje të hidhur atyre që tentonin ta godisnin në botën virtuale:

“Po, lexova disa komente dhe dikush më goditi, por zakonisht qesh lehtësisht dhe bëj shaka. Unë kam lindur kështu, është forma e trupit tim që nuk mund ta ndryshoj. Nuk mund ta ndryshoj gjenetikën”.

Qui est Martin Adam, cet attaquant hongrois au physique imposant ? - L'Équipe

Lajme të tjera

Lajmet e fundit