Calhanoglu: Kemi pritshmëri të larta, me kombëtaren dua të fitoj ashtu si me Inter

18 Qershor 2024
12:30
Telesport
back button

Turqia do të debutojë sot pasdite në Euro 2024, ku do të përballet me debutuesit e Gjeorgjisë. Mesfushori i Inter dhe kapiteni i Turqisë, Hakan Chalanoglu, në prag të kësaj sfide u shpreh optimist për rrugëtimin e kombëtares së tij.

Ne duam të përfaqësojmë vendin tonë në mënyrën më të mire të mundshme. Ne po përpiqemi që ta bëjmë këtë gjë. Ky turne është shumë i rëndësishëm për ne dhe shpresoj që të shkojë mirë”, tha Calhanoglu.

Kjo ndeshje do të luhet në Dortmund, aty ku pak ditë më parë luajtën edhe kuqezinjtë. “Jam i sigurt se kundër Gjeorgjisë “muri i verdhë” në Dortmund do të jetë i kuq prej tifozëve tanë”, tha kapiteni i Turqisë.

Ne duam t’i sjellim suksese vendit tonë. Ky është qëllimi im dhe ëndrra ime më e madhe. Ky është qëllimi im më i madh. Fryma e vitit 2008 është shumë e rëndësishme për ne në skuadër”, tha Calhanoglu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit