Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme futbollin shqiptar. Sulmuesi egjiptian i Skënderbeut, Saleh Salem, u dhunua brutalisht nga dy të rinj 23-vjeçarë në qytetin e Korçës. Burime zyrtare bëjnë me dije se të arrestuarit e goditën disa herë në kokë, duke i shkaktuar plagë serioze, por fatmirësisht futbollisti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet intensive për ta abrdhur këtë incident të rëndë. Përveç dy të arrestuarve, tre persona të tjerë janë proceduar penalisht për shoqërimin (ndihmesën) e agresorëve gjatë ngjarjes.
Për ngjarjen janë arrestuar dy persona: Vangjel Jovani, 24 vjeç, dhe Thanas Veshi, 24 vjeç, të dy banues në fshatin Polenë, të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje. Ndërkohë, tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, si të përfshirë në sherrin fizik: Th.V., 32 vjeç, A.Xh., 23 vjeç dhe J.O., 24 vjeç. Gjithashtu, Dh.M., 25 vjeç, është proceduar për moskallëzim krimi, pasi ka pasur dijeni për konfliktin dhe nuk e ka raportuar.





