Ramos: Më dhemb shpirti që nuk jam në Europian, por ka gjëra që nuk varen nga ti

18 Qershor 2024
13:32
Alfred Lleshi
back button

Duke i dhënë lamtumirën Sevillas, në konferencën për shtyp kushtuar këtij rasti në “Ramón Sánchez Pizjuán”, Sergio Ramos shpjegoi pse ishte kthyer te fanella “rojiblancos”, konkretisht në origjinën e tij: “Doja ta bëja si nderim për Puerta, për Reyes, për gjyshin tim dhe veten.

Babai mezi priste të më shihte sërish duke luajtur këtu. Personalisht doja t’u tregoja të gjithëve sevilizmin tim më së miri. E bëra këtë me paraqitje dhe përkushtim, largohem me kokën lart dhe detyrën time të përmbushur”.

Mbi dyshimet që e kishin vonuar procesin e vendimmarrjes për t’i thënë lamtumirë Sevillas: “Kur largohesh nga shtëpia, nuk e merr vendimin shpejt. Doja që klubi të kishte kohë për të menduar për prurjet e reja. Është një vendim i marrë në nivel personal dhe familjar”.

Së fundi, një koment i vogël për zgjedhjen e Luis de la Fuente, trajnerit të Spanjës, për ta lënë ta ndjekë Kampionatin Evropian 2024 nga shtëpia: “Ajo që varej nga unë, domethënë të bëja një paraqitje të mirë me ekipin tim, ka qenë maksimale. Më dhemb shpirti që nuk jam atje me kombëtaren, por në futboll ka gjëra që nuk varen vetëm nga ti”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit