Mallorca reziston vetëm 7 minuta, kombinimi perfekt Yamal-Raphinha i jep avantazhin Barcelonës (video)

16 Gusht 2025
19:47
Telesport
back button

Barcelona nis sot sezonin e ri në La Liga, me synimin kryesor mbrojtjen e titullit. Katalanasit po luajnë në transfertë ndaj Mallorca-s dhe kanë kaluar në avantazh vetëm pas 7 minutash lojë.

Një kombinim i bukur mes Lamine Yamal dhe Raphinha-s, i ka dhënë Barcelonës golin e avantazhit. Yamal kroson në krah, Raphinha i harruar nga mbrojtësit e Mallorca-s, dërgon me kokë topin në rrjetë.

Kujtojmë që për vendasit luan nga minuta e parë, Vedat Muriqi si dhe Pablo Torre, i transferuar në verë te Mallorca nga Barcelona për 5 milionë euro.

SHIKOGOLINERAPHINHA

Lajme të tjera

Lajmet e fundit