Në përfundim të fitores kundër Osasunës, autori i golit, Kylian Mbappé, e analizoi ndeshjen për “Real Madrid TV”: “Për ne ishte e rëndësishme ta nisnim me fitore në shtëpi. E dinim që do të ishte e vështirë. Osasuna kishte një plan të qartë, të na priste. Në pjesën e parë nuk gjetëm hapësira, por më pas, në të dytën, shënuam menjëherë. Patëm më shumë raste dhe ishim më në kontroll të lojës. Shpresuam ta dyfishonim rezultatin, por nuk ndodhi. Jemi të kënaqur me fitoren, synojmë të bëjmë edhe më mirë”.
Çfarë ju kërkoi Xabi Alonso?
Donte të kishim shumë kontroll mbi topin, të luanim nga njëra anë në tjetrën në mënyrë që kundërshtari të mos vraponte dhe të mos kishte hapësira për të luajtur. Ka gjëra që mund t’i përmirësojmë; sapo jemi kthyer nga pushimet, por ishte një provë pozitive.
Si ndiheni?
Ndjehem shumë mirë, por gjëja më e rëndësishme është gjithmonë të ndihmoj skuadrën. Në sulm, në mbrojtje, në gjithçka. Nëse kemi shpirtin e duhur për ta ndihmuar skuadrën, do t’i fitojmë ndeshjet.
Goli juaj i parë me fanellën me numrin 10…
Është një numër i rëndësishëm këtu, ashtu siç ishte edhe numri 9. Sidoqoftë, gjëja më e madhe është të luaj në ‘Bernabéu’ me Real Madridin. Është vapë, por është bukur të kthehesh pranë tifozëve. Kur zbresim në fushë, duam gjithmonë të luajmë mirë për tifozët e Real Madridit në stadium dhe ata që na ndjekin nga shtëpia.







