Cili lojtar e ka bërë më të mirë si trajner? Përgjigjja e Mourinhos i befason të gjithë…

20 Gusht 2025
9:35
Alfred Lleshi
back button

José Mourinho ka drejtuar disa nga klubet më të mëdha në botë dhe, për rrjedhojë, edhe shumë prej yjeve të futbollit, përfshirë Cristiano Ronaldon te Real Madridi. Gjithsesi, një futbollist që nuk ka pasur kurrë mundësinë ta ketë nën urdhrat e tij është Lionel Messi.

Megjithatë, trajneri aktual i Fenerbahçes nuk hezitoi ta përmendte pikërisht argjentinasin, kur u pyet në intervistën e fundit se cili lojtar e ka bërë më të mirë si trajner gjatë karrierës së tij. “Sa herë luaja kundër Messit, më detyronte të mendoja shumë, – u shpreh portugezi me humorin e tij karakteristik.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe teksti që thotë "MESSI 5 10 10 unicef"

– GOAT? Është e padrejtë kur diskutohet për këtë, është diçka që nuk më pëlqen. Brezi i ri mund të dijë shumë gjëra, por nuk njeh Pelé, Eusébio apo Beckenbauer dhe pastaj krahasojnë futbollin e asaj kohe me futbollin e sotëm. Ka disa detaje që mund të duken komike si për shembull, 40 vite më parë, kur luhej në shi, pesha e topit shkonte gati 10 kg, ndërsa sot ai fluturon”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit