Një 21-vjeçar është heroi i Portugalisë: E pabesueshme ajo që ndodhi, doja thjesht të ndihmoja ekipin

19 Qershor 2024
8:27
Telesport
back button

Portugalia e yjeve i përulet një djali 21-vjeçar pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë të Euro 2024, atë ndaj Republikës Çeke. Francisco Conceiçao, djali i ish-trajnerit të Porto, Sergio Conceiçao, është heroi që nuk e priste njeri.

Ai realizoi golin e fitores në minutën e 92-të, duke marrë në fund të ndeshjes përqafimin e Cristiano Ronaldo. “E pashë që ndeshja ishte e vështirë, doja të ndihmoja ekipin të arrinte fitoren e cila ishte ajo që na duhej për të filluar mirë Kampionatin Evropian dhe këtë bëra”, tha Francisco Conceiçao.

Ndihmova ekipin, ky ishte qëllimi im dhe për fat ia dolëm. E dija që mund të vinte momenti im, jam gjithmonë gati të ndihmoj skuadrën dhe kjo është ajo që do të vazhdoj të bëj”, tha talenti portugez në ndeshje e para me kombëtaren.

Dedikimi i golit të fitores që eliminoi Çekinë është i gjithi për familjen e tij. “Është një gëzim i jashtëzakonshëm të përfaqësoj vendin tim, duke luajtur për popullin tim. Babai im, nëna ime, vëllezërit e mi, e dashura ime, kaq shumë njerëz erdhën këtu: kjo fitore është për ata”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit