Morata mesazh Italisë: Mezi e pres këtë ndeshje, është si një derbi për mua

19 Qershor 2024
8:51
Telesport
back button

Pas dy përvojave në Itali me fanellën e Juventus sulmuesi spanjoll Alvaro Morata mezi pret të zbresë në fushë ditën e enjte kundër Italisë, në ndeshjen ne dytë të Grupit B, e vlefshme për Euro 2024. Edhe për faktin se bashkëshortja e tij është italiane

Ndihem gati. Po stërvitemi mirë dhe me shumë dëshirë që kjo ndeshje të arrijë sa më shpejt. Mezi po pres që të luaj, është si një derbi”, tha sulmuesi spanjoll i Atletico Madrid, protagonist në fitoren 3-0 ndaj Kroacisë me një gol.

Edhe pse shënoi para disa ditësh, sulmuesi spanjoll është gjithmonë në qendër të kritikave: “Nuk janë kritika, por shprehje urrejtjeje dhe zemërimi. Unë i pranoj kritikat, ato serioze, sepse jam profesionist dhe kjo është pjesë e lojës që ndonjëherë i ndaj, herë të tjera jo”.

Morata foli edhe për të ardhmen e tij, duke ulur ndjeshëm tonin e tij në krahasim me intervistën e dhënë për Marca-n pak ditë më parë, në të cilën ai i frikësohej një lamtumire Atletico Madrid.

Ka shumë gjëra që kanë peshën e tyre dhe që janë të rëndësishme. Unë dua të fitoj një titull me Atletico Madridin”, tha Morata, që kundër Kroacisë shënoi golin e parë.

Më pas u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 67-të, por vetëm si masë paraprake pas një goditjeje në gjurin e majtë. Gjithsesi, ndaj Italisë prania e tij nuk vihet në dyshim dhe do të drejtojë sulmin e me të rinjtë Yamal dhe Nico Ëilliams në krah.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit