“Conte është punëtor ‘stakanovist’, ashtu si unë. President polemizues? Jo, jam vizionar”

21 Gusht 2025
11:11
Alfred Lleshi
back button

“Shumë vite më parë e takova në Maldive. Një punëtor stakanovist, si unë” (fjala “stakanovist” vjen nga emri i minatorit sovjetik Aleksei Stakhanov, i cili në vitet 1930 u bë simbol i punëtorit që punonte pa pushim, me rendiment të jashtëzakonshëm, shpesh përtej limiteve normale).

Kështu u shpreh Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, për marrëdhënien e tij me Antonio Conten. ADL është protagonist i një interviste (nga Paolo Condò) që do të publikohet nesër, si në versionin e shtypur, ashtu edhe në atë digjital, në “Corriere della Sera”, nga e cila kanë dalë disa deklarata: “Është e qartë se të dy jemi të dashuruar me atë që bëjmë, për mua ky është një aspekt thelbësor”.

Gjatë bisedës, De Laurentiis i përgjigjet kështu Condò-s, kur gazetari i kujton karakterizimin e tij si president “vulkanik” dhe polemizues: “Ju thoni polemizues, unë përgjigjem vizionar. Në moshën 34-vjeçare u ndjeva mjaft i pjekur për të thënë frazën fatidike: tani do të bëhet siç them unë. Dhe shkoi mjaft mirë”.

Në fund të intervistës, portreti që del në pah është ai i një personazhi që lëviz mes sektorëve të ndryshëm me vendosmëri, i etur për t’i arritur objektivat pa kursyer periudhën e “gavettës”, ku i ati dhe xhaxhai e klimatizuan që të ri: “Më bënë të filloj si ndihmës sekretar prodhimi”.

Khvicha Kvaratskhelia to leave SSC Napoli - Factgol

De Laurentis e zbuloi për herë të parë se ishte i detyruar ta shiste ylli gjeorgjian, tashmë te PSG: “Më është dashur ta shisja Kvaratskhelia, sepse agjenti i tij kërcënoi se do të përdorte Nenin 17. Pas sezonit të parë të shkëlqyer të gjeorgjianit, ne u përqendruam menjëherë në negocimin e rinovimit të kontratës, duke përmirësuar pagën e tij dhe i ofruar një shumë të konsiderueshme.

Ishte e qartë se kompensimi i kufizuar do të tërhiqte gjysmën e botës, klube të gatshme të ndërtonin ura të arta për të. Sidoqoftë, agjenti i tij, Mamuka Jugeli, kishte plane të tjera për veten dhe lojtarin.

Jugeli donte të merrte komision të madh për të nga një klub tjetër, si dhe një pagë dyshifrore për Kvara. Në fund të vitit të dytë të kontratës së tij u zhvillua Kampionati Europian në Gjermani. Unë, Manna dhe Chiavelli fluturuam për në Dusseldorf për ta zgjidhur çështjen, por Mamuka vazhdoi të zvarritej, duke pretenduar se Giuntoli i kishte premtuar para që nuk ishin paguar.

Një gënjeshtër, pasi nuk ishte e vështirë të verifikohej. Duhet ta kisha shitur atëherë; PSG kishte ofruar më shumë se 200 milionë euro për paketën ‘Kvara-Osimhen’. Sidoqoftë, i kisha premtuar Contes se do ta mbaja, ndaj nuk kisha zemër ta bëja asokohe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit