Boniface te Milani, protestë e tifozëve kuqezinj: Dy ligamente të këputura, pastaj karakteri…

21 Gusht 2025
12:39
Alfred Lleshi
back button

Marrëveshja është në një hap larg, agjenti i Victor Boniface po vjen në Milano për detajet e fundit, por transferimi i sulmuesit të Bayer Leverkusen te Milani nuk po e ndez entuziazmin e tifozëve kuqezinj.

Shumë dyshime shprehen qartë në një postim: “Shpresoj që të gjithë ju, mbështetës të Boniface, të jeni të vetëdijshëm se ai ka pasur probleme të mëdha brenda skuadrës. Thuhet se karakteri i tij është shumë i vështirë, ka pasur përplasje me pjesëtarët e tjerë të skuadrës në disa raste”.

Përtej karakterit, shqetësimi kryesor janë lëndimet serioze që kanë shoqëruar karrierën e 24-vjeçarit nigerian. Një tifoz shkruan: “Boniface është një ish-lojtar dhe do ta shihni vetë”. Një tjetër shton: “Më pëlqen shumë Boniface, por dyshimet për shëndetin e tij janë të mëdha”.

Një koment tjetër detajon statistikat: “Gjatë sezonit 2024-2025, Boniface ishte jashtë fushave 75 ditë për shkak të lëndimit, luajti 19 ndeshje dhe shënoi 8 gola. Problemi është pikërisht ky, një problem i madh”.

Në të njëjtin frymë, një tjetër tifoz shkruan: “Asnjë lojtar me dy ligamente të kryqëzuara në historikun e lëndimeve nuk kthehet/arrin në nivele shumë të larta”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit