Barcelona detyrohet të shesë titullarin: Kushton 30 mln euro

21 Gusht 2025
16:04
Telesport
back button

Barcelona ka vendosur të shesë mesfushorin 21-vjeçar, Marc Casado, për 30 mln euro.

Sipas gazetës katalanase Sport, drejtuesit janë të detyruar të marrin këtë vendim prej problemeve financiare.

Me lojtarë si Frenkie de Jong (do rinovojë me pagë neto 9 mln euro në vit), Pedri, Gavi dhe Marc Bernal në mesfushë, shanset e tij për të luajtur janë të pakta, edhe pse Hansi Flick e do.

Wolverhampton dhe West Ham deri tani kanë shfaqur interes për mesfushorin, por pa oferta konkrete.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit