Europiani në krizë: dështon transporti, faji i kujt është?

19 Qershor 2024
10:00
Denis Hakanaj
back button

Java e parë në Gjermani për Kampionatin Europian ishte traumatike në një farë mënyre. Në një vend si ky nuk do të prisni kurrë kaq shumë shqetësime, kaq shumë vonesa. Kjo është situata, sipas Corriere dello Sport.

Mungesa e efikasitetit ndryshon nga qyteti në qytet, nga rajoni në rajon (Berlin dhe Düsseldorf e kanë kaluar klasën tani për tani) por emëruesi më i ulët i përbashkët është vështirësia në udhëtimin për në dhe nga stadiumet ku luhen ndeshjet.

Nuk është faji i UEFA-s, e cila në fakt ka ofruar broshura të detajuara për tifozët dhe ka krijuar një grup vullnetarësh që janë gjithmonë në dispozicion.

Problemi është pikërisht ai i organizimit logjistik. Për të marrë një fluturim nga Mynihu në Berlin, kontrollet e sigurisë zgjasin të paktën një orë. Dhe më pas pothuajse asnjë fluturim nuk ngrihet në kohë për shkak të “trafikut intensiv”.

Stjuardët shpesh flasin vetëm gjermanisht dhe nuk dinë të shpjegojnë se ku të shkojnë. Të premten, pas ndeshjes hapëse në Allianz Arena, nuk kishte asnjë mënyrë për të gjetur një mjet transporti që do të lehtësonte qarkullimin e tifozëve në një rreze prej tre ose katër kilometrash, sepse metroja dhe autobusët ishin të paarritshëm për shkak të turmës, edhe dy orë pas fërshëllimës së fundit.

Por edhe më keq ishte të dielën në Gelsenkirchen, ku stadiumi është 6 kilometra nga qendra dhe shërbehet vetëm nga një tramvaj i cili mbushet deri në ekstrem.

Duke lënë mënjanë radhën e pafund të rezervuar për mediat, që tërboi edhe ish-futbollistin Dzemaili, tashmë komentues televiziv, largimi nga stadiumit ishte një torturë pasi i njëjti tramvaj ngeci rrugës për në stacionin e trenit.

Atje më pas trenat e natës, të cilët zakonisht janë një burim i çmuar në Gjermani për udhëtime, nuk kanë respektuar oraret e mbërritjes dhe nisjes. Për tifozët e shumtë anglezë që shkonin drejt Duseldorfit dhe Frankfurtit, nata ishte shumë e gjatë.

Dhe e pakëndshme: ata të gjithë u ulën në dysheme sepse vendet ishin të zëna. Shpresa është që situata të përmirësohet. Edhe pse është e vështirë të bëhet më keq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit