Anglia e filloi aventurën e saj në Euro 2024 me një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Serbisë, ndeshje në të cilën mesfushori i talentua Phil Foden filloi në të majtë të sulmit. Ndërkohë që, goli i fitores u ealizuar nga Jude Bellingham.
Një dyshe ëndrrash, me Foden, që thotë se marrëdhënia e tij me Bellingham po përmirësohet dita-ditës. Deklaratë që vjen nga lojtari që këtë sezon fitoi çmimin “Lojtari i Vitit në Premier League”, përpara takimit të së enjtes me Danimarkën.
“Jude është padyshim një talent i jashtëzakonshëm. Ai e mban veten shumë mire, kujdeset prë çdo detaj. Unë mendoj se ai po kthehet në një lider si te Real Madrid ashtu dhe te kombëtarja angleze”, u shpreh Foden.
“Unë mendoj se lidhja jonë në fushën është e mirë dhe gjithashtu mendoj se po përmirësohet dhe mund të vazhdojë të përmirësohet. Ai është një talent dhe unë kënaqem duke luajtur me të”, u shpreh Foden.