Vora debuton me humbje në Superiore, Partizani merr 3 pikët falë një autogoli (video)

24 Gusht 2025
21:53
Telesport
back button

Partizani i drejtuar këtë sezon nga Mladen Milinkoviç ka fituar 1-0 ndaj Vorës, në ndeshjen e parë të sezonit të ri të luajtur në “Arenën e Demave”. Vora e drejtuar nga Arjan Bellai debuton me humbje në Superiore.

Debutuesit e Superiores rezistuan vetëm 9 minuta, pasi Partizani gjeti avantazhin falë një autogoli. Paulo Buxhelaj kroson në zonë nga goditja e dënimit, Serjan Repaj i pafat, dërgon topin në portën e tij. Në minutat e mbetura nuk pati ndryshim të rezultatit. Partizani e mbyll pjesën e parë në avantazh 1-0. SHIKOAUTOGOLIN

Pjesa e dytë foli më shumë për të kuqtë, që patën disa raste të mira me Skukën dhe Shanaj, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Partizani e nis me fitore, edhe pse nuk ishte një paraqitje bindëse, por në fund të fundit rëndësi kanë pikët. Në anën tjetër, Vora pavarësisht humbjes, bëri një debutim dinjitoz në Superiore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit