Mbappe zbulon katër kapitenët që e kanë frymëzuar, injoron Ronaldo-n

19 Qershor 2024
12:33
Denis Hakanaj
back button

Kylian Mbappe ka zbuluar katër kapitenët që kanë ndikuar më shumë tek ai gjatë karrierës së tij futbollistike.

Ndërsa lista e francezit përfshinte superyje si Lionel Messi dhe Sergio Ramos, nënshkrimi i ri i Real Madridit nuk e përmendi heroin e tij të fëmijërisë dhe idhullin Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë të fundit me programin francez të futbollit Telefoot, francezi u pyet për rëndësinë e të qenit një lider i kombëtares dhe nga cilët kapitenë u frymëzua.

Mbappe u përgjigj:

“Jam frymëzuar nga Leo Messi, Neymar, Sergio Ramos dhe Gianluigi Buffon”.

Messi ka qenë kapiten i Barcelonas, Inter Miamit dhe Argjentinës, Neymar për Brazilin, Ramos për Real Madridin, Spanjën dhe Sevillan dhe Gianluigi Buffon për Juventusin, Parmën dhe Italinë.

Ndërsa Neymar nuk ka fituar asnjë trofe si kapiten me Selecao, tre të tjerët konsiderohen ndër kapitenët më të mirë dhe më të suksesshëm në historinë e futbollit.

Mbappe luajti me të katër lojtarët te PSG, gjë që ka shumë mundësi të ketë luajtur një rol të  madh në formimin e mentalitetit të tij si kapiten.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit