Pasuesi i legjendës Manuel Neuer kushton 60 mln euro! Bayern e pëlqen

5 Shtator 2025
17:17
Telesport
back button

Bart Verbruggen. Ky pritet të jetë pasuesi i Manuel Neuer te Bayern.

Portieri holandez luan te Brighton dhe konsiderohet një nga portierët më premtues në Europë. Klubi anglez kërkon 60 mln euro për kartonin e tij. Kontrata e tij aktuale skadon në 2028.

“Për mua është një kompliment nëse kërkohem nga klube të këtij niveli, por nuk e kam mendjen tek ofertat. Merret agjenti im, kaq”, ka deklaruar së fundmi portieri.

Trajneri Kompany e njeh mirë gardianin e portës që nga koha kur ishte tek Anderlecht, kështu që gjërat duken 99% të kryera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit