Sllovenia ka barazuar 1-1 me Serbinë në ndeshjen e dytë të Grupit C të Euro 2024, grup ku bëjnë pjesë edhe Danimarka me Anglinë, që do të përballen në orën 18.
Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara nga të dy skuadrat, pjesa e parë e luajtur në Allianz Arena është mbyllur në barazim pa gola.
Episodi që ka zhbllokuar ndeshjen ka ardhur në minutën e 69-të, kur Karnicnik ka shënuar golin që i ka dhuruar fitoren Sllovenisë.
Slovenia [1] – 0 Serbia – Zan Karnicnik 69’ – Video
Kur dukej se sllovenët kishin siguruar tri pikët, Serbia ka gjetur golin e barazimit me sulmuesin e Milan-it, Luka Jovic.
Slovenia 1 – [1] Serbia – Luka Jovic 90+6’ – Video
Në ndeshjet e treta dhe të fundit të grupit, Sllovenia do të luajë kundër Anglisë, ndërsa Serbia do të përballet me Danimarkën.