Anglia zhgenjen dhe del vetem me 1 pike ndaj Danimarkës qe luftoi dhe meritoi totalisht barazimin sot. Anglia pas frikes fillestare dhe rastit danez, arriti te kalonte ne avantazh me nje dhurate te mbrojtesit dhe te cilen e shfrytezuan djemte e Southgate me Harry Kane qe e dergoi topin ne rrjete.
Harry Kane ka shënuar 𝟒𝟕 gola ne 𝟓𝟎 ndeshje me Bayernin dhe Anglinë këtë sezon! Kane gjithashtu ka shënuar po aq gola sa Wayne Rooney dhe Michael Owen së bashku në turnetë e mëdha.
Danimarka megjithate nuk u dekurajua pasi ishte mesfushori i Sporting Lisbones, Hjulmand ai qe me nje goditje te forte dhe precize nga jashte zone gjeti rrjeten per nordikët.
EURO 2024 tani ka parë 13 gola të shënuar nga jashtë kuadratit, tashmë më shumë se në të gjithë fazën e grupeve në EURO 2020 (12).
Ne pjesen e dyte, Anglia tentoi te thumbonte por ishte pa ide dhe gati apatike ne sulm. Foden iu afrua golit por u ndal nga shtylla (e dyta shtylle per britanikët pas asaj te goditur nga Harry Kane ndaj Serbise)
Gjithashtu pati shans edhe Watkins i Aston Villa teksa edhe Danimarka rrezikoi te pakten 2 here ne porten e Pickford duke vene ne veshtiresi “Tre Luanët”, sidomos me goditje nga jashte zone.
Anglia qe shkon 4 pike dhe Danimarka qe mer piken e 2-te ne nje grup qe eshte me i hapur se kurre duke ditur se Sllovenia ka gjithashtu 2 pike dhe Serbia 1 pike.