Flick me dhimbje koke, Barcelona humb titullarin e rëndësishem nga ndeshjet e kombëtareve

8 Shtator 2025
19:27
Telesport
back button

Periudha kur lojtarët grumbullohen me kombëtaret e tyre është problem më vete për klubet, nga frika e dëmtimeve. Barcelona ka marrë së fundmi një lajm të keq nga ndeshjet e kombëtareve, Frenkie de Jong është larguar nga Holanda për shkak të problemeve fizike.

Mesfushori katalanas do të mungojë për Barcelonën në fundjavë në përballjen ndaj Valencia-s, ndërsa është në dyshim të madh për sfidën e parë në Champions League ndaj Newcastle.

Përveç De Jong, për Barcelonën do vazhdojë të mungojë edhe për dy javë të tjera, mesfushori tjetër, Gavi. Ai ka pasur një problem në menisk dhe ende nuk është rikuperuar. Po ashtu mungon edhe mesfushori i ri Marca Bernal, i cili pritet të kthehet nga dëmtimi serioz që pësoi në fund të këtij muaji dhe do aktivizohet gradualisht sa të rikthehet në formën optimale.

Në këtë situatë, Hansi Flick shpreson që Marc Casado të jetë në formë të mirë dhe të tregojë aftësitë e tij në mesfushë. Edhe pse u përfol për një largim të mundshëm nga Barcelona gjatë merkatos së verës, në fund lojtari vendosi të qëndrojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit