Shqipëria mjaftohet me penalltinë e Asllanit në pjesën e parë, Anglia “spektakël” në Beograd (video)

9 Shtator 2025
21:34
Telesport
back button

Shqipëria po përballet në “Air Albania” me Letoninë, në një ndeshje që duhet patjetër fitorja, nëse duam të ëndërrojmë ende për një mundësi në Botëror. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Shqipërinë.

Kuqezinjtë e nisin direkt që në minutën e parë me presion, një top i gjatë për Armando Brojën por sulmuesi nuk e arrin dot. Në minutën e 15-të, Asllani shqetëson jo pak stafin kuqezi duke ndjerë dhimbje te gjuri i djathtë, por ia del të vazhdojë lojën.

Në minutën e 22-të, Bajrami me një aksion fantastik nga krahu i majtë dhe një vepriimi të bukur, pason ëpr Laçin në fundore, ky i fundit dërgon topin për brenda zonës, por që preket me dorë nga kundërshtari. Arbitri jep penallti, Kristjan Asllani tregohet i saktë nga pika e bardhë, 1-0 për Shqipërinë.

Rei Manaj i afrohet golit të dytë për Shqipërinë në minutën e 29-të, por topi përfundon ngjitur me shtyllën. Në minutën e 38-të, Letonia shpëtoi për fat nga pësimi i një autogoli, por që u largua në fraksionin e fundit. Pjesa e parë, Shqipëri-Letoni 1-0.

SHIKOGOLIN

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Anglia po fiton 0-2 në Beograd ndaj Serbisë pas 45 minutave të para. Harry Kane shënoi për anglezët në minutën e 33-të, pas krosimit nga këndi nga Declan Rice. Tre minuta më pas ishte radha e Noni Madueke për të shënuar golin e dytë për anglezët, i cili tregoi gjithë klasin e tij duke finalizuar me sukses një kundërsulm të shpejtë.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit