Foden: Napoli është një makth për t’u mposhtur. De Bruyne, gjithmonë legjendë e jona

19 Shtator 2025
8:02
Alfred Lleshi
back button

Phil Foden u shpall MVP i sfidës Manchester City-Napoli, teksa foli me krenari për paraqitjen e skuadrës së tij: “Është fillim perfekt i Champions-it, përballë një kundërshtari shumë të vështirë. Napoli është një makth për t’u mposhtur, e pamë sot.

Ata lënë hapësira minimale, duhej ta qarkullonim topin në momentin e duhur dhe të thyenim linjat. Mendoj se ishim inteligjentë, nuk humbëm shumë topa në zona të rrezikshme. Në përgjithësi ishte një paraqitje solide”.

I pyetur për Kevin De Bruyne, Foden tha: “Një legjendë e klubit tonë. Nuk mund ta falënderoj mjaftueshëm për gjithçka që ka bërë për City dhe trofetë që na ka dhënë. Do të mbetet përherë një legjendë këtu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit