Asllani: Dua të shënoj 3-4 gola në vit te Torino

19 Shtator 2025
16:31
Telesport
back button

Pas tri sezoneve me vështirësi për t’u bërë protagonist tek Interi, Kristjan Asllani po provon fatin në Torino.

“Po kërkoja një projekt si ky”, ka deklaruar lojtari i kombëtares shqiptare për kanalin zyrtar të klubit italian.

“Këtu besojnë tek unë. Transferimi në Torino një zgjedhje e lehtë, edhe pse ditët e fundit të merkatos ishin plot stresuese. Këtu gjeta djem të mirë dhe mendoj se mund të arrijmë gjëra të mëdha. Më pritën shumë mirë. Kam për qëllim të shënoj 3-4 gola në sezon me goditje të lira për të ndihmuar ekipin”.

“Empoli ishte një hap themelor në karrierën time. Aty fitova kampionatin e të rinjve. Pastaj Interi më thirri ishte e pamundur të refuzoja, sepse jam tifoz interist. Të luaja me atë fanellë ishte e jashtëzakonshme. U rrita si njeri dhe tani dua të jem për lojtarët e rinj të Torinos ashtu siç ishin Çalhanoglu dhe Barella për mua”, shtoi Asllani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit