“Miss Universe” iu përgjigjet zërave për Jude Bellingham: “Duhet ta takoj më parë…”

14 Korrik 2026
11:17
Alfred Lleshi
back button

“Miss Universe”, Fatima Bosch, ka reaguar ndaj spekulimeve që e lidhin me mesfushorin e Anglisë, Jude Bellingham, pasi në rrjetet sociale shumë fansa nisën t’i imagjinonin si çift gjatë Kupës së Botës 2026. Thashethemet u përhapën pasi modelja meksikane u pa në tribunat e ndeshjeve të turneut. Megjithatë, ajo i hodhi poshtë zërat.

“Kam parë shumë postime në Instagram që më lidhin me të (Jude Bellingham). Ai luan futboll shumë mirë, por më parë duhet ta takoj, sepse mendoj se gjëja më e rëndësishme, pavarësisht nëse dikush është i pashëm apo jo, është të jetë njeri i mirë dhe të ketë vlera të mira”, – tha Bosch për “Marca”.

Ndërkohë, Bellingham nuk ka reaguar ndaj këtyre spekulimeve, pasi është i fokusuar te Kupa e Botës. Mesfushori ka zhvilluar një turne fantastik, me 6 gola dhe 1 asist në 6 ndeshje. Ai realizoi ndaj Kroacisë, shënoi dhe asistoi kundër Panamasë, ndërsa më pas realizoi nga dy gola si në 1/8-at, ashtu edhe në çerekfinale. Anglia do të përballet me Argjentinën në gjysmëfinale më 15 korrik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit