Falcao dhe “flirti” me Real Madridin: Perez ma bëri ofertën në një pecetë, ishte moment shumë i sikletshëm…

20 Shtator 2025
11:28
Alfred Lleshi
back button

Radamel Falcao ka rikujtuar një nga episodet më të veçanta të karrierës së tij. Gjatë një bisede me ish-shokun e skuadrës Mario Suárez, sulmuesi kolumbian tregoi se si Florentino Pérez, presidenti i Real Madridit, e tentoi në kulmin e karrierës. E bëri këtë me gjestin e papritur, një pecetë.

Ngjarja ndodhi gjatë një gala-je, me Íker Casillas dhe gazetarë të Atletico Madridit pranë. Florentino i dha Falcaos pecetën për të firmosur, duke imituar gjestin e famshëm me Zinedine Zidane më 2000. “Më tha ta ruaja, ta fshihja. Ishte shumë e sikletshme, sepse kisha gjithë njerëzit e Atletico Madridit përreth”, – kujtoi Falcao.

Kolumbiani, simbol i Atletico Madridit, e dinte që ta pranonte do të ishte e pamundur, jo vetëm për shkak të sfidës sportive, por edhe përplasjes me ndjenjat e tifozëve “rojiblancos”. Ai pranoi që Real Madridi kishte interesim real, me kontakte përmes agjentit dhe telefonata nga drejtuesit e klubit, por verën e atëhershme, Florentino Perez përfundoi transferimin e Gareth Bale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit