Me nisjen e Euro 2024 janë shtuar ndjeshëm edhe bastet e vëna nga tifozët për skuadrat pjesëmarrëse në këtë turne. Ajo që bie në sy është se janë rritur me 90% bastet online krahasuar me Europianin e tri viteve më parë.
Deri më tani, ndeshja ku janë vënë më shumë baste është ajo mes Austrisë dhe Francës. Në podium edhe ndeshjet Belgjikë-Sllovaki (e dyta) dhe Serbi-Angli (e treta). Në vendin e katërt është ndeshja Shqipëri-Itali.
Mbappe është sportisti ku janë vënë më shumë baste, si golashënuesi i Euro 2024, ndjekur nga Cristiano Ronaldo. Gjithsesi, turneu europian i futbollit ka bërë që tifozët të vënë më shumë baste se gjatë muajve të fundit.