Rivaldo këshillon Yamal: Do ta fitosh “Topin e Artë” nëse e bën këtë gjë

26 Shtator 2025
7:51
Alfred Lleshi
back button

Rivaldo, legjenda e Barcelonës dhe fitues i “Topit të Artë 1999”, foli për garën e fundit të këtij çmimi prestigjioz dhe perspektivën e yjeve blaugrana. Ai e inkurajoi Lamine Yamal që të vazhdojë të rritet, duke theksuar se “ka gjithçka për ta fituar ‘Topin e Artë’ vitin e ardhshëm”, por se do ta arrijë vetëm kur të shtojë edhe më shumë gola dhe asiste, ashtu siç ndodhi me Cristiano Ronaldon apo Messin.

Rivaldo u shpreh i zhgënjyer që Raphinha përfundoi i pesti, ndonëse ishte golashënuesi më i mirë i Champions-it dhe sipas tij meritonte një pozicion më të lartë, madje edhe çmimin. Ai beson se eliminimi ndaj Interit dhe mosarritja në finalen e Champions-it dëmtoi si Lamine, ashtu edhe Raphinha, duke i lënë rrugën të hapur Dembélé, të cilin megjithatë e përgëzoi: “Ai bëri një sezon të madh, me shumë gola e asiste, fitoi trofe dhe ishte figura kryesore e PSG-së. Prandaj mori ‘Topin e Artë’, e përgëzoj”.

Gjithashtu, Rivaldo tha se Pedri, i renditur i 11-ti, duhej të ishte në “top 10” dhe se një ditë, edhe ai ka potencial për ta fituar çmimin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit