Legjenda e Milanit, Billy Costacurta, i ka kërkuar klubit të mbajë Rafael Leaon.
E ardhmja e sulmuesit portugez është vënë në dyshim nga presidenti Paolo Scaroni javët e fundit.
Por Costacurta tha për Mediaset:
“Leao është lojtari më i rëndësishëm i Milanit dhe shpresoj se mund të jetë për një kohë të gjatë. Është e qartë se ai duhet të vazhdojë të përmirësohet. Këtë vit mendoj se ai është përmirësuar, jo aq sa prisnim të gjithë, por ai është përmirësuar.
“Milani doli i dyti në kampionat, nuk do të doja që ky aspekt të harrohet para skuadrave që në letër ishin më të forta.
“Megjithatë, për t’iu afruar këtij Interi, por mbi të gjitha një panorame europiane që tifozët e Milanit janë mësuar, duhet të fokusohen edhe te disa mbrojtës për mendimin tim.
“Mbrojtësit e Milanit nuk kanë qenë të mirë këtë vit, veçanërisht ata qendror. Megjithatë, ka gjithashtu nevojë për eksperiencë në atë pozicion dhe për mendimin tim një përforcim për repart mund të jetë ideal për Milanin”.