Anthony Joshua, boksier i cili nuk është ngjitur në ring prej gati një viti, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për arsye jashtë ringut.
Ndërsa menaxheri i tij ka zhvilluar negociata me disa emra të njohur të boksit, përfshirë edhe Tyson Fury, Joshua po qëndron larg syrit të medias, por nuk i ka shpëtuar dot kontrollit të befasishëm të Federatës Angleze të Boksit, e cila e testoi për doping gjatë qëndrimit të tij në Dubai.
35-vjeçari ndodhej në një darkë me Eddie Hearn, kur inspektorët u shfaqën befas dhe i kërkuan të kryente testin. Sipas rregullores, çdo boksier është i detyruar të pranojë kontrollet kudo dhe në çdo kohë, ose rrezikon ndëshkime.
Hearn e dokumentoi momentin dhe e publikoi në rrjetet sociale, duke e përshkruar Joshuan si sportistin më të testuar në historinë e boksit. “Ai nuk ka luftuar për një vit dhe sërish testuesit shfaqen edhe kur dilnim për darkë në Dubai,” – u shpreh promotori.







