Xabi Alonso i kërkon falje yllit të ekipit pas humbjes në derbin e Madridit

28 Shtator 2025
15:52
Telesport
back button

Real Madrid pësoi dje humbjen e parë të sezonit dhe që ishte një humbje shumë e hidhur, 5-2 në derbin e qytetit ndaj Atletico Madridit. Lojtari më i mirë në fushë për “Los Blancos” ishte Arda Guler, i cili dha asist në golin e parë për ekipin e tij dhe shënoi vetë golin e dytë që i dha avantazhin e përkohshëm Real Madridit.

Në mënyrë të habitshme, në minutën e 60-të, Xabi Alonso vendosi të largojë nga fusha Arda Guler për Franco Mastantuono. Mediat spanjolle raportojnë se trajneri bask i ka kërkuar falje Arda Guler pas ndeshjes dhe ka pranuar që gaboi me largimin e tij nga fusha.

“Ndoshta bëra një gabim dhe nuk duhej të të kisha hequr”, mësohet t’i këtë thënë Alonso yllit të ri turk. Pavarësisht se luajti 60 minuta, Arda Guler u vlerësua me notën 7.6, më i miri te Real Madrid.

Ndryshe nga sezoni i kaluar ku nuk bënte pjesë në formacionin titullar të Carlo Ancelotti-t, me ardhjen e Xabi Alonso-s, Arda Guler ka fituar vendin e titullarit dhe mbi të gjitha ka bërë super paraqitje deri tani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit