Verstappen triumfon në Spanjë dhe dominon botërorin, McLaren dhe Mercedes në podium

23 Qershor 2024
16:33
Telesport
back button

Max Verstappen me Red Bull fitoi sot pasdite garën e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1, suksesi i 7-të sezonal, i treti në këtë pistë (61 në karrierë). Kampioni i botës e nisi garën nga vendi i dytë, por shpejti mori kryesimin, duke e ruajtur atë deri në fund

Në vendin e dytë u rendit britaniku Lando Norris me McLaren. Edhe pse e nisi garë nga “pole position”, ai e humbi kryesimin që në kthesën e parë. Gjithsesi, Norris arrin të ngjitet në vendin e dytë , me McLaren që ishte më i shpejtë se Mercedes.

Në podium u ngjit edhe Lewis Hamilton me Mercedes, i treti që la pas shokun e tij të skuadrës George Russell (i katërti). Një garë anonime kjo për Ferrari, në vendet 5-6 me dy pilotët e saj, Charles Leclerc e Carlos Sainz, që nuk arriti dot të rivalizojë.

Një triumf i merituar i makinës Red Bull, që duket se kaloi momentet e krizës. Në fund të garës, në zonën e pikëve u renditën edhe Oscar Piastri me Mcllaren (i shtati), Sergio Perez me Red Bull (i teti), Pierre Galsy me Alpine (i nënti) dhe Esteban Ocon me Alpine (i dhjeti).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit