“Topçinjtë” të pakënaqur me arbitrin, Newcastle e mbyll në avantazh pjesën e parë (video)

28 Shtator 2025
18:21
Telesport
back button

Newcastle po përballet me Arsenalin në “St. James’ Park”, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë në Premier League. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për “Qymyrxhinjtë”.

Momenti më i diskutueshëm ndodhi në minutën e 15-të, ku pas një topi të kthyer mbrapsht, Viktor Gyokeres tregohet i vëmendshëm dhe shkon drejt portës, aty ku ka një kontakt me portierin Nick Pope.

Arbitri fillimisht dha penallti për “Topçinjtë”, më pas ndërhyn VAR, Jarred Gillett, shkon të shohë vetë pamjet në ekran dhe anullon vendimin e mëparshëm. SHIKORASTIN

Në minutën e 24-të, Arsenali i afrohet golit, Lucas Trossard godet shtyllën. Ndeshja do të zhbllokohej në minutën e 34-të, ku pas një skeme të bukur që nisi nga goditja e këndit, Sandro Tonali kroson në zonë, Nick Woltemade kërcen mbi mbrojtësit londinezë dhe dërgon topin në rrjetë. Goli i dytë për gjermanin me fanellën e Newcastle.

“Topçinjtë” pretendojnë për faull të Woltemade, për shtyrje ndaj Gabriel, por për abitrin nuk kishte asgjë të parregullt.

SHIKOGOLIN

Lajme të tjera

Lajmet e fundit