Goditje e rëndë për Shqipërinë, Daku pezullohet për dy ndeshje nga UEFA

23 Qershor 2024
15:48
Denis Hakanaj
back button

Ka ardhur lajm i keq për Shqipërinë në prag të ndeshjes me Spanjën, që do të jetë vendimtare për fatin e kuqezinjve në Euro 2024.

Në fakt, UEFA ka vendosur të skualifikojë për 2 ndeshje sulmuesin Mirlind Daku për episodin e ndodhur në përfundim të ndeshjes kundër Kroacisë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur në një komunikatë për shtyp:

“Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, ku ishte i përfshirë sulmuesi kuqezi Mirlind Daku.

Komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, në program për t’u luajtur të hënën e 24 qershorit në Dyseldorf”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit