Wayne Rooney heq dorë nga “avokatia” e Ruben Amorim, trajnerit të Manchester United, pas fillimit katastrofik të sezonit për “Djajtë e Kuq”. Me humbjen e fundit 3-1 ndaj Brentford, skuadra e kuqe gjendet pranë zonës së rënies. Rooney tha:
“Nuk e kuptoj çfarë po ndodh. Kam provuar të bëj trajnerin dhe nuk më ka shkuar shumë mirë, ndaj e kuptoj situatën e Amorim. Ruben është i moshës sime, ende një trajner i ri, jam i sigurt që ka të ardhme të madhe. Sidoqoftë, ajo që po ndodh te Manchester United nuk është normale për këtë klub. Shpresoj që të ndryshojnë gjërat, por pas gjithçkaje që kam parë, sinqerisht, nuk besoj shumë.
Ky nuk është Manchester United. Nuk mund ta njoh të gjithë klubin e futbollit. Nuk shoh lojtarë që luftojnë. Unë nuk shoh karakter, nuk shoh dëshirë për të fituar. Nuk shoh aftësi, nuk shoh fitues ndeshjesh. Asgjë nuk ma mbush mendjen te skuadra aktuale”.







