Real Madridi humbi 5-2 në derbi, Valdano: Makthet e Barcelonës janë rikthyer në jetë…

30 Shtator 2025
10:40
Alfred Lleshi
back button

Disfatë e rëndë për Real Madridin në derbi, i mundur qartë 5-2. Kjo ka nxitur dyshimet e para mbi performancën e nerenguesve, skuadër fitoresh të zakonshme. Jorge Valdano, ish-lojtar dhe trajner i “Los Blancos”, komentoi për “Movistar”:

“Të këqijat e mëdha janë rikthyer, e kam fjalën për ato makthet e ndeshjeve në Barcelonë, kur pësuam 4 gola. Është një proces rritjeje me trajner të ri, që po punon, dhe dukej se gjërat po ndryshonin, por goditja ndaj Atletico Madridit na detyron ta rishikojmë situatën aktuale”.

Valdano shtoi: “Atletico e dominoi Realin siç nuk kishte ndodhur prej kohësh. Real Madridi nuk luajti me të njëjtin intensitet. Në minutat e para, Reali luajti pa ritëm, ndërsa Atletico sulmoi hapësirat me agresivitet. Secili krosim ishte një dramë, dramë e vërtetë për Realin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit