Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, ka zbuluar një prapaskenë merkatoje lidhur me Jules Koundé. Ai tregoi se gjatë merkatos verore, Manchester City ishte interesuar për mbrojtësin francez, por pa bërë një ofertë konkrete që të hapte negociatat:
“E vetmja gjë që di është se Manchester City po kërkonte një mbrojtës të djathtë dhe na pyeti, natyrisht, nëse Koundé ishte në merkato. Ne iu përgjigjëm se nuk ishte në shitje, prandaj nuk pati as ofertë dhe as negociata”.







