Përballja midis Barcelonës dhe Paris Saint-Germain nuk është vetëm në fushën e blertë, por është edhe në merkaton e transferimeve.
Sipas “Sport”, skuadra e PSG i ka vënë syrin Eric Garcia. Kontrata e mbrojtësit të skuadrës “blaugrana” skadon në qershor 2026.
Dhe, për këtë arsye, ai do të jetë i lirë të nënshkruajë falas pas 9 muajsh. Spanjolli 24-vjeçar ka bërë 123 paraqitje për Barçën, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë pesë asiste.
Klubi katalanas ende nuk ka një marrëveshje me Garcia për t’ia rinovuar kontratën, ndaj PSG synon të ndërhyjë për ta sjellë në Paris.







