“Është i preferuari i Simeone-s”, vjen lajmi që shqetëson Juventus-in

24 Qershor 2024
10:23
Denis Hakanaj
back button

Dusan Vlahovic në qendër të sulmit të Juventusit. Kështu duhet të jetë edhe me Thiago Motta-n në stol, por nuk është e thënë të jetë e sigurt.

Ajo që komplikon gjërat, sigurisht që është kontrata në rritje e sulmuesit serb nga e cila ai do të fitojë fillimisht 10 dhe më pas 12 milionë euro në sezon, shumë për kursin e ri të Juventusit.

Kjo është arsyeja pse Giuntoli po përpiqet prej disa kohësh të arrijë një marrëveshje për një kontratë të re më afatgjatë dhe pagë më të ulët. Një sipërmarrje e cila për momentin nuk ka pasur sukses dhe kjo është arsyeja pse një transferim i numrit 9 të Juventusit nuk mund të përjashtohet në merkaton e verës.

Edhe për shkak se interesimi për Vlahovicin nuk mungon.

Luca Momblano, duke folur për ‘juventibus’, ka folur për të ardhmen e Dusan Vlahovic dhe mundësinë që ai të largohet nga Juventusi në javët e ardhshme.

Në veçanti për serbin ka thënë:

“Vlahovic mbetet një nga profilet e preferuara të Atletico Madridit, por ai nuk do ta ndryshonte Juventusin për Colchoneros, për mendimin tim. Për momentin, Kampionati Europian nuk e vendos atë në qendër të diskutimeve të merkatos dhe për këtë arsye ai mbetet në qendër të sulmit të Thiago Motta-s, por vera është e gjatë”.

Shkurtimisht, Vlahovic aktualisht preferon Juven, por nga tani deri në fund të merkatos gjithçka mund të ndodhë ende. Sidomos nëse do të dilte mirë në Euro 2024, duke tërhequr kështu vëmendjen e klubeve të tjerë të mëdhenj në Europë, përveç Atletico Madridit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit