Barcelona-Federata Spanjolle, “plaga që vetëm kullon” prej… Lamine Yamal

3 Tetor 2025
8:57
Alfred Lleshi
back button

Lamine Yamal figuron sërish në listën e Luis de la Fuente për sfidat kualifikuese të Botërorit ndaj Gjeorgjisë (11 tetor) dhe Bullgarisë (14 tetor), vendim që pritet të rrisë tensionet mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle. 18-vjeçari sapo është rikthyer nga dëmtimi në ijë, i rënduar gjatë grumbullimit të kaluar me Spanjën, dhe ka luajtur vetëm rreth 90 minuta.

Barça kërkon kujdes më të madh, duke iu frikësuar rikthimit të dëmtimit. “AS” kujton se si Yamal, ashtu edhe Nico Williams u kthyen të dëmtuar nga kombëtarja. I pari me injeksione Voltareni, i dyti me recetë mjekësore. Kjo solli kritika publike nga Hansi Flick dhe një ankesë zyrtare të Barçës ndaj RFEF.

Megjithatë, sipas “Marca”, De la Fuente mbetet i prerë: “Nëse një lojtar është i gatshëm, ai thirret”. E njëjta logjikë do të vlente edhe për Williams nëse do të luante qoftë një minutë ndaj Dortmundit (nuk ndodhi, nuk u thirr). Barça druhet se menaxhimi i Yamal mund të kthehet në një konflikt institucional të hapur, marrëdhëniet mes palëve janë më të tensionuara se kurrë.

Image

Lajme të tjera

Lajmet e fundit