Skuadra e PSG është shumë e interesuar për Lutsharel Geertruida, një mbrojtës fleksibël që luan me skuadrën holandeze të Feyenoord. Lajmi është konfirmuar nga portlati i njohur “Footmercato”.
Kontrata e 23-vjeçarit me klubin holandez skadon në vitin 2025, ndërkohë që kostoja e kartonit shkon në 30 milionë euro. Geertruida është duke bërë një paraqitje të mirë edhe me kombëtaren e tij në Euro 2024.
Skuadra franceze e vlerëson shumë mbrojtësin e qendrës, ndaj dëshiron ta sjellë në Paris, por s’ka për të qenë shumë e lehtë. Për lojtarin janë interesuar edhe Bayern Munich, Leipzig dhe Liverpool.
Në gjithë karrierën e tij, lojtari është aktiviziar me ekipin e Feyenoord, ku në 198 ndeshje ka realizuar edhe 23 gola. Sezoni i fundit ka qenë i shkëlqyer për të, me 8 gola, shumë për një mbrojtës.