Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, ku fitoi 1-2 në Firence ndaj Fiorentinës.
Vendasit e nisën shumë mirë takimin, ku ylli kryesor i tyre, Moise Kean, iu dha avantazhin në minutën e 13-të, me një gol shumë të bukur. Pas një pasimi të marrë nga Hans Nicolussi Caviglia, Moise Kean dërgon topin në rrjetë nga distanca me një goditje të fuqishme.
Megjithatë, reagimi i verdhekuqve ishte i shpejtë. Fillimisht, Mattias Soule barazoi shifrat me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 22-të.
Në minutën e 30-të, Bryan Cristante shënoi me kokë, pas krosimit të Soule nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Romën. Rezultati nuk ndryshoi as në 45 minutat e dyta. Roma merr kryesimin e renditjes me 15 pikë pas kësaj fitoreje, ndërsa Fiorentina ende nuk ka marrë fitoren e parë për këtë sezon duke rrezikuar shumë stolin e trajnerit Stefano Pioli.
Në ndeshjen tjetër, Bologna fitoi 4-0 ndaj Pisa-s. Vendasit shënuan tre herë brenda pjesës së parë, me Cambiaghi 24′, Moro 38′ me një supegol nga goditja e dënimit dhe Orsolini 40′. Në pjesën e dytë, Odgaard shënoi golin e katërt në minutën e 54-të. Miqtë luajtën me një lojtar më pak për pjesën më te madhe të ndeshjes, pasi Idrissa Toure u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 36-të, për faull ndaj kundërshtarit.







