Presidenti i UEFA-s tregon lojtarin e tij të preferuar: “Është mbrojtës, por e shoh si më të mirin në botë”

9 Tetor 2025
16:37
Telesport
back button

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, duket se ka një lojtar të preferuar.

Gjatë një konference të rastit në Portugali, ai ka vlerësuar mbrojtësin e majtë të Paris Saint-Germain, Nuno Mendes. “Do ta quaja ndoshta lojtarin më të mirë në botë aktualisht”, ka deklaruar Ceferin.

“Sipas meje, Nuno Mendes është fantastik, ndoshta lojtari më i mirë aktualisht, por është mbrojtës dhe nuk vlerësohet shumë krahasuar me yjet e sulmit, të cilët shënojnë gola”, ka thënë Ceferin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit